Mjeku i presidentit Trump: Jo më rrezik transmetimi
Ndonëse kanë kaluar thuajse 10 ditë që kur Presidneti Donald Trump bëri me dije se është i infektuar me COVID-19, mjeku i tij Sean Conley bën me dije se kreu i Shtëpisë së Bardhë nuk përbën më rrezik për transmetimin e virusit tek të tjerët.
Në një deklaratë për mediat mjeku shprehet se testet kanë treguar se presidenti nuk ka shenja të riaktivizimit të virusit dhe nuk është më e nevojshme të izolohet.
Shtëpia e Bardhë nuk ka dhënë asnjë deklaratë për të sqaruar nëse Presidenti rezulton negativ ndaj COVID-19.
Më herët gjatë ditës së shtunë presidenti mbajti fjalimin e tij të parë publik, përpara mbështetësve në Shtëpinë e Bardhë, që nga dita kur u bë me dije se ishte i infektuar.
Gjatë fjalimit presidenti u shpreh se ndihej mirë dhe gati të niste fushatën.
“Dua të ta dini se ky komb do ta mposht këtë virus të tmerrshëm kinez. Ne po prodhojmë terapi të fuqishme dhe do të shërohemi. Vaksina do të dalë shumë shpejt, në një kohë rekord. Kemi kompani shumë të mira që po punojnë dhe ne do ta shpërndajmë përmes ushtarëve tanë”,- u shpreh Trump.
Në anën tjetër rivali i tij presidencial, demokrati Joe Biden para një takimi në Penislvani bëri me dije se ishte testuar negativ ndaj COVID-19 dhe ftoi presidentin të bënte të njëjtën gjë. Sipas tij ai duhet të testohej përpara angazhimeve publike, si dhe tu bënte të qartë njerëzve se duhet të ruajnë distancën fizike.
Lexoni gjithashtu:
Trump gati t’i rikthehet fushatës dhe tubimeve elektorale
Debati i dytë presidencial në SHBA, Trump refuzon pjesëmarrjen në takimin virtual
Trump në gjendje të mirë, mjeku i Shtëpisë së Bardhë: Nuk ka simptoma të COVID
A do të ketë debat? Biden: Të shtyhet nëse Trump është i infektuar. Trump: Mezi pres 15 tetorin
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta