Mobilizimi ushtarak në Rusi, shteti baltik angazhon rezervistët
Rreth 2 mijë e 900 rezervistë dhe vullnetarë në Estoni po marrin pjesë në një stërvitje 6-ditore, e konsideruar si një përgjigje ndaj thirrjes për mobilizim ushtarak të Rusisë.
Sipas Ministrisë estoneze të Mbrojtjes, stërvitja ka si qëllim perfeksionimin e kapaciteteve luftarake të ushtrisë dhe rezervistëve, edhe pse për momentin ndaj vendit nuk kanoset asnjë rrezik.
“Sot rezervistët janë integruar në një njësi dhe po trajnohen për përdorimin e armëve, me qëllim perfeksionimin e aftësive. Nesër trajnimi do të jetë në nivel skuadre dhe më pas në nivel toge. Synimi është që të përditësojmë të gjitha njohuritë bazike të rezervistëve tanë”, u shpreh nënkolonel Sanna Raudsik, komandant i Batalionit të Zbuluesve.
Estonia po zhvillon prej disa ditësh një stërvitje masive ushtarake ku janë angazhuar rezervistët. Lëvizja konsiderohet një përgjigje ndaj mobilizimit ushtarak në Rusi, edhe pse sipas qeverisë në Talin, vendit baltik nuk i kanoset asnjë rrezik.
Stërvitje të tilla mbahen të paktën një herë në vit në shtetin baltik, me vendim qeverie dhe pa njoftuar pjesëmarrësit.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset