Moda në miniaturë, Dior prezanton koleksionet e reja shoqëruar nga një film i regjisorit Garrone

7 Korrik 2020 | 08:11

Situata e krijuar nga pandemia ka ndryshuar mënyrën tonë të jetesës e duket se ka prekur po ashtu edhe botën e modës.

Shtëpia e famshme franceze e modës Christian Dior rinisi shfaqjen e saj të pasarelave, por duke prezantuar modelet e reja të veshjes në manekinë të vegjël.

Markat duhet të zbulojnë koleksionet e tyre online edhe përmes filmimeve të shkurta, si pjesë e javës Haute Couture në Paris, pasi java tradicionale e modës u anulua për shkak të pandemisë.

Veshjet e Dior u frymëzuan nga artistet vajza surrealiste, të tilla si fotografja Lee Miller, dhe paraqisnin qëndisje të ndërlikuara  me gurë apo frymëzim edhe nga bota tarot.

Veshjet  u vendosën në 37 manekina të vegjël , të cilat më vonë do të dërgohen për klientët më të mirë në mbarë botën.

Koleksioni i ri i Dior u prezantua para publikut përmes një filmi  të shkurtër krijuar nga regjisori “Gomorrah” Matteo Garrone.

Secila veshje kishte një version në  miniaturë. Në film,aktorët  bartnin një bagazh manekinesh të vegjël dhe ecnin përmes një pylli, ndërsa nimfat dhe sirenat mahniten  nga fustanet e Dior.

“Ne e bëmë këtë projekt në një moment shumë të veçantë të jetës sonë,” – tha stilistja Maria Grazia Chiuri, e cila filloi të punojë për shfaqjen, në Romë. Një bashkëpunim në distancë duke u koordinuar me rrobaqepëset dhe ekuipazhin e prodhimit, të cilët ishin gjithashtu punuan nga shtëpia.

“Është një përvojë e ndryshme. Por mendoj se është një përvojë e bukur,” – tha Chiuri referuar filmit, duke shtuar se do të “jepte emocion” në mungesë të një shfaqjeje të modës live.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit

Një pjesë e shpirtit të Shqipërisë do të dëgjohet në një nga filmat më të shumëpritur të viteve të fundit. Kompozitori fitues i çmimit Oscar,...
15:44 | 15/07/2026

Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB

Një nga kryeveprat botërore më ndikim në histori të muzikës klasike, Simfonia e 9-të e Beethovenit, do të ngjitet në skenën shqiptare të Teatrit Kombëtar...
19:18 | 14/07/2026

Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi

Arti dhe kultura fierake kanë humbur një nga figurat e tyre më të dashura. Është ndarë nga jeta aktori dhe humoristi i njohur Todi Llupi,...
10:33 | 14/07/2026