“Moderna” nis testimin e vaksinës për COVID-19 te adoleshentët

10 Dhjetor 2020 | 21:20

Kompania Moderna” ka bërë me dije se ka filluar testimin e vaksinës së saj anticovid tek adoleshentët. Pjesëmarrësit e kësaj faze të fundit të testimit do të përfshijë një grup moshë të re nga 12 deri në 18 vjeç.

“Qëllimi ynë është të zhvillojmë rezultate deri në pranverë të vitit 2021 që do të mbështesin përdorimin e kodit gjenetik ARN tek adoleshentët përpara fillimit të shkollës vitin tjetër”, tha Stéphane Bancel, drejtor ekzekutiv i kompanisë.

Një lajm I tillë është bërë me dije pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë në pritje të fillojnë shpërndarjen e dozave të para të vaksinave anticovid të prodhuara si nga kompania “Moderna” si nga partnerët Pfajzer dhe BionTech.

Ndërkohë, Pfajzer ka arritur të sigurojë aprovim për përdorim emergjent të vaksinës anticovid në Mbretërinë e Bashkuar, ku kanë filluar edhe shpërndarjet e dozave të para, si dhe kompania ka nisur testimin e medikamentit në pjesëmarrës të moshave 12 vjeç. Kjo ka rritur edhe më tej rivalitetin mes kompanive.  

Megjithatë, mungesa e të dhënave të mjaftueshme për t’i dhënë besueshmëri qytetarëve vazhdon të përcjellë skepticizëm.

Ekspertë, si drejtori i përgjithshëm i Institutit Ndërkombëtar të Vaksinës, Jerome Kim, shprehen se janë akoma në pritje për publikimin e të gjitha të dhënave mbi këto vaksina anticovid, pasi njoftimet e menjëhershme që janë bërë së fundmi kanë rritur shqetësimin ndaj sigurisë dhe efektivitetit të medikamentit.

Gjithashtu, studiuesit kanë bërë me dije se efektet anësore mund të shfaqen edhe pasi mbarojnë fazat e testimit. Sipas rregullatores së Administratës së Ushqimit dhe Barnave në Shtetet e Bashkuara, prodhuesit dhe zhvilluesit e vaksinave duhet  të presin të paktën dy muaj përpara se të fillojnë shpërndarjen dhe përdorimin e medikamentit.   

SARA ARENA

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026