‘Moment i rrezikshëm’, reagon Borrell për kërcënimet e Putin me armët bërthamore
BE-ja duhet t’i marrë seriozisht kërcënimet e Vladimir Putinit se ai mund të përdorë armë bërthamore në konfliktin në Ukrainë.
Këtë u shpreh shefi i Politikës së jashtme të BE, Joseph Borrell në një intervistë për BBC duke theksuar se lufta ka arritur në një moment të rrezikshëm.
Komenti tij vjen pasi pak ditë më parë Rusia nisi një mobilizim të pjesshëm ushtarak për të mbështetur luftën në Ukrainë.
“Sigurisht që është një moment i rrezikshëm, sepse ushtria ruse është shtyrë në një qoshe dhe reagimi i Putinit, duke kërcënuar përdorimin e armëve bërthamore, është shumë i rëndë”, u shpreh Borrell i cili i bëri thirrje Presidentit Putin të luajë rolin e tij në arritjen e një zgjidhjeje të negociuar.
Në një fjalim të rrallë drejtuar kombit në fillim të kësaj jave, Putin tha se vendi i tij kishte “armë të ndryshme shkatërrimi” dhe do të “përdorte të gjitha mjetet në dispozicion duke shtuar se ai nuk po luante blofin.
Bashkimi Europian ka paralajmëruar se do të ndërmarrë të tjera sanksione ndaj Rusisë dhe do të vijojë mbështetjen për Ukrainën.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta