Momente paniku në SHBA, hidroavioni shpërthen në flakë pas uljes emergjente në det. Shpëtojnë të 11 personat në bord (VIDEO)
Një hidroavion i Kenmore Air që transportonte 11 persona bëri një ulje emergjente pranë ishullit Sushia, Uashington, dhe më pas shpërtheu në flakë, tha të enjten Roja Bregdetare e SHBA-së. Pas një operacioni shpëtimi, u konfirmua se të gjithë personat në bord ishin gjetur.
Kenmore Air, linja ajrore më e madhe e hidroplanëve në SHBA, tha se avioni de Havilland DHC-3 Otter, i cili ishte ngritur nga Liqeni Union në Seattle, u përfshi në një aksident në Shallow Bay, pranë ishullit Sushia, afërsisht në orën 5:15 pasdite sipas orës lokale.
Në një foto të publikuar nga Roja Bregdetare, hidroavioni mund të shihet duke u djegur në det , në vendin e aksidentit.
Roja Bregdetare, së bashku me forcat kanadeze dhe lokale të shpëtimit, mobilizuan asete të shumta për të ndihmuar në operacion, sipas deklaratës.
“Disa persona të plagosur po transportohen në spitalet lokale për vlerësim dhe trajtim mjekësor”, shtoi Roja Bregdetare.
Kenmore Air tha se në bordin e avionit ndodheshin 10 pasagjerë dhe një pilot. Dy pasagjerë të plagosur u dërguan në spital në Bellingham, ndërsa dy të tjerë u dërguan me aeroplan në ishullin Orcas për vlerësim dhe trajtim.
“Kenmore Air po bashkëpunon plotësisht me autoritetet përkatëse që hetojnë incidentin dhe ne do të vazhdojmë të ofrojmë informacione të konfirmuara sapo të jenë të disponueshme”, tha në një deklaratë drejtori ekzekutiv i kompanisë, David Ganzel.
Kenmore Air u themelua në vitin 1946 dhe, sipas faqes së saj të internetit, transporton më shumë se 90,000 pasagjerë çdo vit , duke operuar fluturime të planifikuara, turistike dhe çarter.
Dy sulme me thikë në New York, lëndohen dy persona. Autori i dyshuar vihet në pranga
Prokurorët: Njollat e gjakut të gjetura në objektet në shtëpinë e këngëtarit D4vd dyshohet se janë të 14-vjeçares
Irani refuzon propozimin e ri të SHBA-së për armëpushim
- 08:25 E rëndë në Roskovec, 35-vjeçari vret ish-vjehrrin dhe plagos ish-vjehrrën. Shpallet në kërkim autori
- 08:21 Dy sulme me thikë në New York, lëndohen dy persona. Autori i dyshuar vihet në pranga
- 08:17 Paralizohet Ngushtica e Hormuzit, vetëm një tanker kalon në ditë! Nafta rritet me 100 dollarë
- 08:14 Prokurorët: Njollat e gjakut të gjetura në objektet në shtëpinë e këngëtarit D4vd dyshohet se janë të 14-vjeçares
- 08:11 Irani refuzon propozimin e ri të SHBA-së për armëpushim
- 08:06 Spanja shpall gjendje të jashtëzakonshme, zjarret detyrojnë evakuimin e 10 mijë banorëve