Monedha e Iranit shënon rënie rekord, lufta dhe bllokada amerikane po tronditin ekonominë e tij
Monedha e Iranit ka rënë në shkallën më të ulët kundrejt dollarit amerikan, pasi konflikti dymujor është duke e tronditur ekonominë e vendit, e cila veçse ka qenë e gjunjëzuar nga sanksionet.
Sulmet ajrore nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli në Iran, që nisën më 28 shkurt, së bashku me bllokadën detare amerikane ndaj porteve dhe anijeve iraniane, kanë ndërprerë eksportet jetike të naftës së Teheranit, kanë penguar prodhimin vendas dhe kanë rritur inflacionin.
Monedha kombëtare e Iranit, riali, ra në një nivel të ri të ulët prej 1.81 milion rialësh për një dollar amerikan më 29 prill, para se të rikuperohej ditën pasuese.
Sipas mediave iraniane, riali ka humbur gati 15 për qind të vlerës së tij në ditët e fundit.
Irani dhe Shtetet e Bashkuara arritën marrëveshje për një armëpushim më 8 prill, megjithatë Uashingtoni e rriti trysninë ekonomik duke vendosur bllokadë detare më 13 prill.
Kjo bllokadë ia ka bërë edhe më të vështirë Teheranit forcimin e valutës së vet përmes eksporteve.
Sipas Bankës Qendrore të Iranit, inflacioni vjetor, i cili ishte mbi 40 për qind para luftës, u rrit në 50 për qind deri më 4 prill.
Iranianët thonë se çmimet e produkteve bazë si orizi, vezët dhe pula, janë rritur ndjeshëm që nga fillimi i konfliktit.
Rritja e inflacionit ishte një nga faktorët që shkaktoi protesta mbarëkombëtare në janar, të cilat përbënin një nga kërcënimet më të mëdha për Qeverinë klerikale të Iranit që nga Revolucioni Islamik i vitit 1979.
Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit
14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër
Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit