Morali i kandidimit të të akuzuarve nxit debat mes Denar Bibës dhe Agron Shehajt

9 Mars 2021 | 20:50

Qëndrimi i kandidatit për deputet të Partisë Demokratike, Agron Shehaj, se ministrat e akuzuar për abuzime dhe trafik droge nuk duhet të përfshihen më në politikë, nxiti debate në emisionin “Ilva Now” në Euronews Albania.

Juristi Denar Biba i kërkoi kandidatit për deputet Shehaj, që të ishte korrekt në pretendimet që ngrinte për sa kohë nga ana ligjore nuk ka një vendim ndaj tyre. Mirëpo Shehaj u përgjigj se nga ana politike dhe morale përfshirja e tyre sërish në zgjedhje “është për t’u dënuar”.

“Mendoj se një ministër i akuzuar për [përfshirje në] trafik droge, pavarësisht se nuk dënohet, nuk duhet të kandidohet më,” – theksoi Shehaj, duke nënkuptuar ish-ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Biba u pajtua me Shehajn në gjykimin e tij për këtë çështje. Megjithatë ai kundërshtoi Shehajn duke kujtuar se në anën e opozitës ka plot raste ku politikanë të ndryshëm janë akuzuar për abuzime të rënda dhe pavarësisht këtyre ata vijojnë të jenë në politikë.

“Kolegë tuaj të PD-së gjithashtu janë hetuar dhe kanë mbyllur çështje me procedurë si për çështje ekonomike, ashtu edhe për problematika si ajo e 21 janarit, apo Gërdecit […] megjithatë ata njerëz janë në politikë,” – replikoi Biba duke nënkuptuar kryetarin e PD-së Lulzim Basha apo kryetarin e PR-së Fatmir Mediu.

Lexoni gjithashtu:

Krimet zgjedhore, Gerti Shella: Në 2017 ka pasur 64 procedime penale

Jonila Godole: Lista e kandidatëve të PS-së surprizuese vetëm në formë, jo në përmbajtje

“Gjiknuri duhet të ishte para drejtësisë”, Shehaj: Rama u paraqet njerëzve grupin e skuadrës së korrupsionit

Analiza e Denar Bibës: Sa vota i duhen Pandeli Majkos që të mos mbesë jashtë Parlamentit

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare

Në një intervistë ekskluzive për gazetaren, Ilva Tare, aktivistja dhe gruaja e angazhuar, Linda Rama rrëfeu mbi karrierën e saj sfiduese, mënyrën si e ka...
22:36 | 18/06/2021

Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës

Aktivistja Linda Rama në një rrëfim ekskluziv për “Ilva Now” në Euronews Albania analizoi etapat në të cilat ka kaluar dialogu politik në Shqipëri, që...
22:13 | 18/06/2021

“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës

E ftuar në emisionin “Ilva Now”, aktivistja e shoqërisë civile dhe intelektualja e angazhuar, znj. Linda Rama foli ndër të tjera edhe për marrëdhënien e...
22:02 | 18/06/2021