‘Mos e paguani gazin rus në rubla’, Holanda udhëzon kompanitë vendase

14 Prill 2022 | 14:37

Qeveria holandeze ka udhëzuar kompanitë energjitike në vend, që të mos e paguajnë  gazin rus në rubla, në përputhje me sanksionet e vendosura nga Bashkimi Europian.

Lajmi u bë i ditur nga zëdhënësi i Ministrisë së Ekonomisë Pieter ten Bruggencate, për CNN.

Holanda e kishte bërë të qartë më parë se pagesat në rubla do të shkelnin sanksionet, por qeveria përsëriti udhëzimet e saj për kompanitë, pas thirrjeve të vazhdueshme nga ana e Rusisë.

Muajin e kaluar, presidenti rus Vladimir Putin deklaroi se vendet “jomiqësore” do të duhet ta paguajnë gazin e importuar nga Rusia, në rubla, që është monedha vendase.

Por, shtetet perëndimore, përfshirë edhe Holandën nuk e pranuan diçka të tillë dhe kjo çoi në rritjen e çmimit të gazit.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit

Ish-presidenti amerikan Joe Biden do të publikojë vjeshtën e ardhshme një libër biografik, ka njoftuar shtëpia botuese e kontraktuar. ““Promise Me, America” do të trajtojë...
21:53 | 15/07/2026

14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër

Një djalë 14-vjeçar është akuzuar për përgatitje të akteve terroriste, pasi dyshohet se planifikonte të sulmonte dy xhami në jug të Londrës, njoftoi të mërkurën...
21:35 | 15/07/2026

Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate

Asambleja Kombëtare e Francës ka votuar këtë të mërkurë për të krijuar të drejtën për vdekje të asistuar. Deputetët votuan me 291 vota pro dhe...
20:43 | 15/07/2026