Mos shpallni fitoren ndaj COVID, paralajmëron OBSH

OSH
2 Shkurt 2022 | 09:42

OBSH ka bërë thirrje për kujdes të shtuar të vendeve që kanë lehtësuar masat anti-COVID. Organizata tha se është herët që të shpallim fitoren ndaj coronavirus-it.

Lehtësimi i masave po vjen paralel me zgjerimin e programeve të vaksinimit.

“U bëjmë thirrje të gjitha vendeve të mbrojnë qytetarët e tyre duke përdorur çdo mjet të nevojshëm.  Jo vetëm vaksinat.  Është ende herët që çdo shtet të dorëzohet apo të shpallë fitore. Virusi është i rrezikshëm. Ai vijon të zhvillohet përpara syve tanë,” – thuhej në deklaratën e OBSH.

Danimarka u bë shteti i parë i BE që i dha fund kufizimeve dhe nuk e cilëson më COVID-19 një sëmundje kritike të shoqërisë. Varianti Omicron është mbizotërues në Danimarkë por nuk po rëndon sistemin shëndetësor.

Norvegjia po ashtu do të lehtësojë masat kufizuese që kanë mbetur. Restorantet hapen dhe do të shërbejnë alkool përtej orës 23:00 dhe puna nga shtëpia nuk do të jetë më e detyrueshme.

Edhe Franca i jep fund kufizimeve në sallat e koncerteve, ndeshjet sportive apo të tjera evente. Autoritetet kanë vendosur të lehtësojnë masat në mënyrë graduale. Maskat nuk janë më të detyrueshme jashtë, megjithatë mbeten të detyrueshme në transport publik.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026