Mosdeklarimi i të ardhurave, qytetarët më të gjobitur se kompanitë
1,043 individë të dypunësuar gjatë vitit 2020 nuk e plotësuan deklaratën vjetore të të ardhurave.
Sipas ligjit, afati i fundit për plotësimin ishte data 30 qershor dhe këta persona automatikisht kanë marrë gjobë në masën e 5 mijë lekëve, ose 5.2 milionë lekë gjithsej.
Këta të fundit, bashkë me shlyerjen e detyrimit që sjell deklarimi, nëpërmjet urdhërpagesës që duhet të printohet nga sistemi duhet të paguajnë në bankë edhe gjobën.
Sipas tatimeve detyrimin për të plotësuar deklaratën DIVA këtë vit e kishin 57,700 persona dhe në fazën e parë, deri në 30 prill, e kishin plotësuar vetëm 23 mijë, por ky afat u shty me akt normativ për t’u dhënë një mundësi të dytë atyre në mënyrë që të mos penalizoheshin.
Por, nëse për qytetarët kjo mundësi u kufizua me dy muaj, tatimet nuk kanë ndjekur të njëjtën qasje edhe për bizneset në rastin e fiskalizimit.
Për këta të fundit, është lënë afat deri në fund të këtij viti, në mënyrë që të integrojnë sistemin e ri fiskal, por deri ditën e fundit të afatit në 1 korrik, me certifikatën e re elektronike ishin pajisur vetëm 25 për qind e bizneseve nga 51 mijë që duhet t’i nënshtrohen procesit.
LEXONI GJITHASHTU:
Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore
Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore
Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta