Moskë, policia bastis eventin e opozitës, 150 vetë në pranga
Policia në Rusi arrestoi të shtunën rreth 150 persona, kryesisht politikanë të pavarur dhe të opozitës, të cilët ishin mbledhur në një takim në Moskë.
Autoritetet i akuzojnë të arrestuarit për lidhje me ato që njihen si “organizata të padëshirueshme”, ndërkohë që aktivistët i cilësojnë ato si një goditje ndaj opozitës.
Arrestimet vijnë në një kohë tensionesh të krijuara në Rusi pas arrestimit të kritikut të Kremlinit, Alexei Navalny, i cili u kthye në janar nga Gjermania, ku u mjekua për helmimin me agjent nervor të llojit Noviçok.
Takimi i organizuar për të shtunën dhe të dielën mblodhi politikanë nga e gjithë Rusia, deklaroi organizatori i eventit Andrie Pivovarov, drejtor ekzekutiv i shoqatës “Rusia e Hapur”, e themeluar nga ish-miliarderi Mikhail Khodorkovsky.
Sipas tij, forumi ishte në zhvillim në momentin kur forcat e rendit hynë në ndërtesë dhe nisën të arrestojnë të pranishmit, të cilët i shoqëruan në furgonët e policisë.
“Rusia e Hapur”, me bazë në Britani, është një nga 30 grupet që Kremlini i ka etiketuar si “të padëshirueshëm” dhe i ndalon përmes një ligji të miratuar në vitin 2015.
Por aktivistët thonë se ligji në fjalë mund të përdoret për të sulmuar shoqërinë civile, ndryshe nga sa pretendon Moska, sipas të cilës ligji shërben për të mbrojtur sigurinë kombëtare nga ndërhyrjet e huaja.
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran