Mosmarrëveshja detare, autoritetet franceze ndalojnë peshkarexhën britanike në La Mansh
Franca ka ndaluar mbrëmjen e së enjtes një anije peshkimi angleze, e cila akuzohet për shkelje të ujërave territoriale pranë portit të Le Havres, në bregun e La Manshit.
Bëhet fjalë për një përshkallëzim të papritur të mosmarrëveshjes për të drejtat e peshkimit, që prej muajsh ka përplasur qeverinë franceze dhe atë britanike: pas Brexit, peshkatarët francezë duhet të marrin një leje për të operuar në ujërat britanike, veçanërisht ato përreth Ishujve të Kanalit përballë brigjeve franceze. Por Parisi ankohet se britanikët po japin licenca të kufizuara, duke vënë në rrezik industrinë franceze të peshkimit.
Ministrja e Brendshme e Britanisë së Madhe, Priti Patel tha se ndalimi i peshkarexhës britanikë nga ana e autoriteteve franceze ishte një veprim zhgënjyes dhe se Londra i kishte përmbushur detyrimet e saj siç parashikohej në Ligjin Për Tregti.
“Mbi atë që ka ndodhur mëngjesin e së enjtes, mendoj se është e rëndësishme të themi se është zhgënjyese dhe se ne si shtet i kemi përmbushur të gjitha detyrimet që parashikon ligji tregtar, por në të njëjtën kohë do të vazhdojnë bisedimet me Francën, në nivel komisionesh por edhe në nivel administrate”, tha Priti Patel, Ministre E Brendshme Në Britaninë E Madhe
Nëse deri më 2 nëntor, nuk merr mjaftueshëm leje, qeveria franceze tha se do të vendosë kontrolle shtesë doganore për mallrat britanike.
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta