Mot ekstrem në Evropë, përmbytje në Gjermani dhe Zvicër

30 Qershor 2021 | 08:56

Moti ekstrem është duke prekur shumë shtete të Evropës. Shtrëngatat me erëra të forta, reshjet e dendura të shiut dhe breshëri shkaktuan dëme të mëdha në rajone të ndryshme të Zvicrës.

Gjermania është goditur gjithashtu nga reshjet e forta të shiut. Stacioni Qendror i Shtutgartit u përmbyt dhe uji depërtoi edhe në sallën e biletave.

Ka pasur përmbytje edhe në një metro të Moskës. Sakaq, reshjet e shiut të shoqëruara edhe me erëra të forta shkaktuan rrëzimin e pemëve dhe tabelave të rrugës.

Sipas raporteve, Moska regjistroi deri në 70 përqind të reshjeve mesatare mujore në një ditë.

Ndërsa, Hungaria në anën tjetër është goditur nga një valë e të nxehtit dhe autoritetet janë duke paralajmëruar njerëzit që të mos qëndrojnë në ajër të hapur gjatë orëve të pikut, pasi temperaturat mund të shkojnë deri në 38 gradë Celsius.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026