Moti i keq në Evropë, reshje të dendura dëbore në Itali e Spanjë, disa rajone na alarm

8 Janar 2021 | 08:09

Mbyllja e restorteve të skive nuk i lejon evropianët të shijojnë dëborën e cila ka pushtuar kontinentin.

Spanja është përfshirë nga reshjet e dëborës dhe temperature të ulëta aspak të zakonta që shkojnë -17.3 gradë Celsius. 

Një dëborë e tillë nuk ishte parë prej vitesh, prej një dekade Madridi nuk ishte zbardhur në këtë mënyrë. 

12 rajone spanjoll janë në alert për shkak të kushteve të këqija të motit. Alarmi është ngritur për shkak edhe të stuhisë ‘Filomena’, shoqëruar me reshje dëbore, shiu dhe temperatura të ulëta. Madje, është regjistruar edhe temperatura rekord -35.8 gradë

Për të dytën ditë me radhë, Andaluzia Jugore, Ishujt Kanarie dhe qyteti Ceuta, përjetuan reshje të dendura shiu dhe erëra të forta, çka shkaktoi dallgë të mëdha në det.

Në Itali, zjarrfikësit ishin të nevojshëm për të hequr borën që ka mbuluar rajonet veriore dhe qendrore. Vendi alpin është duke përjetuar kushte ekstreme të motit që nga fundjava e kaluar, ku zona të shumta banimi u mbuluan tërësisht nga dëbora.

Pamjet nga Liqeni Davos, në Zvicër duket sikur janë shkëputur nga një film shkencor. Akulli i krijuar mbi të kur nis të thyhet,  krijon zhurma të çuditshme. Ky fenomen i çuditshëm natyror do të marrë fund sapo liqeni të mbulohet përsëri nga bora.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026