Moti i keq prish planet, SpaceX shtyn misionin orbital
Re të zeza dhe gjëmim bubullimash shkaktuan zhgënjim tek astronautët dhe po ashtu tek spektatorët. Kur mungonin 16 minuta nga nisja, Spacex u detyrua të anulonte lëshimin nga Qendra Hapësinore Kennedy.
Astronautët e NASA-s, Doug Hurley dhe Bob Behnken duhet të ishin në udhëtim drejt Stacionit Hapësinor Ndërkombëtar, në kuadër të atij që do të kishte qenë i pari mision orbital në 9 vjet dhe i pari që bëhej me një kompani private si SpaceX.
“Kishte shumë elektricitet në atmosferë. Nuk kishte një stuhi ndriçuese apo diçka të ngjashme, por ne kishim shqetësimin se nëse nisja bëhej, ndriçimi mund të shkaktohej”, deklaroi Jim Bridenstine, administrator i NASA-s.
Kjo do të thoshte se të gjithë duheshin tërhequr, përfshirë presidentin Donald Trump dhe zonjën e parë Melania, zëvendës presidentin Mike Pence dhe bashkëshorten e tij Karen, si dhe shumë qytetarë të tjerë, entuziastë që kishin shkuar për të parë lëshimin.
Mundësia e ardhshme për Spacex dhe NASA-n do të jetë ditën e shtunë. Nëse edhe të shtunën do të dështojë, atëherë shansi i tretë do jetë të dielën.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta