Moti i keq pushton Sardenjën, përmbytje masive në ishull, të paktën 3 viktima
Të paktën 3 persona kanë humbur jetën nga përmbytjet pasi shira të dendura ranë në pjesën lindore të ishullit të Sardenjës, në Itali, bënë të ditur autoritetet italiane.
Në Biti, një qytet i vogël në provincën e Nuoros, rrugët u mbushën nga lumenj balte që mbuluan automjete dhe katet përdhese të shtëpive.
Sipas autoriteteve lokale, situata në Biti ka qenë jashtëzakonisht dramatike, ku disa persona kanë vdekur dhe të tjerë konsiderohen të humbur.
Kështu, një fermer 55-vjeçar mbeti i vrarë nga një rrëshqitje toke, ndërsa një i moshuar 90 vjeç humbi jetën në banesën e tij.
Ndërkohë, ekipet e shpëtimit po kërkojnë trupin e një gruaje.
Autoritetet shtuan se niveli i alarmit për shkak të motit të keq është i kuq, pasi shirat mund të intensifikohen në orët e ardhshme dhe të përfshijnë të gjithë ishullin.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta