Mozaiku romak i gjetur pranë Tel Avivit kthehet në shtëpi
Një mozaik antik romak, i ruajtur jashtëzakonisht mirë, që tregon një shumëllojshmëri të pasur peshqish, kafshësh, zogjsh dhe anijesh, është rikthyer në vendin ku u gjet për herë të parë në periferi të Tel Avivit, pas një turneu dhjetëvjeçar në disa prej muzeve më të mirë në botë. .
Mozaiku 1700 vjeçar, i periudhës së vonë romake, u zbulua në vitin 1996 gjatë punimeve të ndërtimit të autostradës, por nuk u ekspozua deri në vitin 2009, kur u dhuruan fonde të mjaftueshme për ruajtjen e tij.
Mozaiku shumëngjyrësh, 17 metra i gjatë dhe rreth 9 metra i gjerë mund të ketë shërbyer si kati i hollit tw një pallati në një lagje të pasur të Lodit, afër asaj që tani është Tel Aviv, tha Autoriteti i Antikiteteve të Izraelit në një deklaratë.
“Pronari ishte ndoshta një tregtar shumë i pasur, sepse ai udhëtoi nëpër botë dhe pa gjëra, si anijet dhe peshqit e ekspozuar në mozaik,” tha arkeologu Hagit Torge nga Autoriteti i Antikiteteve të Izraelit.
Dizajni i mozaikut u ndikua nga mozaikët e Afrikës së Veriut dhe sugjeron se mund t’i përkiste një të krishteri ose një çifuti që donte të shmangte atributet pagane si përshkrimi i perëndive romake, tha arkeologu Amir Gorzalczany nga Antikitetet e Izraelit.
Mozaiku tani do të ekspozohet në një qendër arkeologjike të ndërtuar aty ku u gjet, në Lod.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta