Muaji i shenjtë i Ramazanit, mes kushteve të pandemisë, besimtarët myslimanë nisin agjërimin

12 Prill 2021 | 07:28

Për të dytin vit radhazi besimtarët myslimanë e nisin muajin e shenjtë të Ramazanit duke iu përshtatur kushteve të diktuara nga pandemia.

Klerikët në të gjithë Pakistanin kanë nxitur njerëzit të ndjekin procedurat e sigurisë, ndërsa vendi është në izolim për të luftuar e kontrolluar valën e tretë të virusit.

Në kushtet e masave kufizuese pjesa më e madhe e marketeve dhe qendrave tregtare janë të mbyllura, ndërsa janë lejuar të qëndrojnë të hapura vetëm marketet e frutave dhe perimeve. Njerëzit  u dyndën për të blerë hurma, që zakonisht konsumohen nga personat të cilët agjërojnë.

Blerësit në një treg në kryeqytetin egjiptian thanë se gjërat duket se janë më mirë këtë vit krahasuar me Ramazanin e kaluar, kur vendi ndodhej në shtetrrethim total.

Muaji i Ramazanit fillon sot për disa vende në Amerikë dhe të martën për pjesën më të madhe të botës. Koha e saktë e fillimit varet nga dukshmëria e hënës së re, me shumicën e vendeve myslimane pas shfaqjes të hënës së re nga Arabia Saudite, e duket se përkon me ditën e martë.

Autoritetet në Marok thonë se do të mbajnë në fuqi shtetrrethimin gjatë natës, ndërsa Tunizia po lehtëson kufizimet duke lejuar daljen deri në orën 22:00.

Por në shumë shtete, për të frenuar numrin e të infektuarve, është vendosur të reduktohet numri vizitorëve në xhami në 20-30% të kapacitetit të tyre të zakonshëm.

Gjithashtu, mbajtja e maskave do të jetë e detyrueshme. Në mënyrë që të shmangen mbledhjet e mëtejshme jashtë xhamive, vaktet tradicionale para lindjes së diellit dhe pas perëndimit të diellit, Suhur dhe Iftar, të cilat shpesh ndaheshin në çadrat publike të Ramazanit, do të ndalohen në të gjithë rajonin.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026