Murati refuzon miliardat e “Meta”, Zuckerberg i ofroi bashkëpunim për AI

1 Gusht 2025 | 16:35

Inxhinierja shqiptaro-amerikane dhe ish-drejtoresha e teknologjisë së OpenAI, Mira Murati, ka refuzuar një ofertë marramendëse prej 1 miliardë dollarësh nga kompania Meta, e drejtuar nga Mark Zuckerberg. Oferta kishte për qëllim të tërhiqte atë dhe ekipin e saj drejt projektit të ri të inteligjencës artificiale të kompanisë Meta, të quajtur Superintelligence Lab.

Pas largimit të saj nga OpenAI në fund të vitit 2024, Murati themeloi kompaninë Thinking Machines Lab, e cila tashmë është vlerësuar me mbi 12 miliardë dollarë, ndonëse ende nuk ka lançuar një produkt për publikun. Në vetëm pak muaj, kompania e saj ka tërhequr vëmendjen e investitorëve dhe aktorëve të mëdhenj të teknologjisë, përfshirë edhe vetë kompaninë gjigande Meta të Mark Zuckerberg.

Sipas raportimeve nga mediat prestigjioze ndërkombëtare, Meta ka ofruar shuma që variojnë nga 200 milionë deri në 1 miliardë dollarë, për të rekrutuar anëtarë të ekipit të Muratit. Megjithatë, asnjë person nga ekipi nuk ka pranuar ofertën.

Vendimi për refuzimin e ofertës është interpretuar si një sinjal i qartë se ekipi i Muratit është i përkushtuar ndaj një vizioni të pavarur për zhvillimin etik dhe të kontrolluar të inteligjencës artificiale larg ndikimit të gjigantëve teknologjikë që shpesh vihen në qendër të kritikave për qasje monopoliste dhe mungesë transparence.

Analistët e teknologjisë e kanë cilësuar këtë refuzim si një nga momentet më domethënëse në konkurrencën globale lidhur me zhvillimet teknologjike sa i përket inteligjencës Artificiale.

Mediat ndërkombëtare kanë vlerësuar qëndrimin e Mira Muratit e cila ka zgjedhur të qëndrojë e pavarur në projektin e saj, pas një revolucioni që shqiptarja bëri si Shefe e teknologjisë në Open AI.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë

Kremlini hodhi poshtë të mërkurën akuzat e Lituanisë se Moska po planifikon sulme ndaj infrastrukturës së vendit. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov i ka cilësuar...
14:41 | 15/07/2026

Vrasja e dy emigrantëve në Teksas dhe Maine, Trump: Agjentët e ICE nuk do t’i ndalojnë kontrollet e automjeteve

Presidenti amerikan, Donald Trump tha të mërkurën se agjentët federalë të emigracionit, ICE nuk do t’i japin fund ndalimeve dhe kontrolleve të automjeteve, një ditë...
14:16 | 15/07/2026

Rritet numri i viktimave nga lufta në Gaza, që nga armëpushimi i tetorit 1,123 palestinezë janë vrarë

Ministria palestineze e Shëndetësisë njoftoi se 12 trupa janë dërguar në spitalet në Gaza dhe një person i plagosur ka vdekur gjatë periudhës së fundit...
13:56 | 15/07/2026