Mushkonjat tigër po përhapen nëpër Evropë: Si të mbrohemi prej tyre?
Mund të konsiderohet insekti më i urryer në të gjithë botën – një bezdi e tepruar gjatë netëve të ngrohta të verës.
Tashmë mushkonjat po kthehen në një shqetësim shëndetësor në Evropë, pasi tipi aziatik i mushkonjës tigër po përhapet në kontinentin tonë si pasojë e ngrohjes globale, sidomos nëpër vendet e Mesdheut.
Ato janë kthyer në shqetësim për autoritetet shëndetësore në kontinent pasi janë një lloj mushkonje që mund të mbartin sëmundje si ethet tropikale (apo dengue fever), Chikungunya, virusin West Nile si dhe virusin Zika.
Le të mos harrojmë që mushkonjat janë krijesat më vdekjeprurëse në botë, duke vrarë 1 milionë njerëz në vit me anë të sëmundjeve që transmetojnë.
Si t’i identifikojmë mushkonjat tigër
Vendi i tyre i origjinës është Azia juglindore dhe emrin mushkonja tigër e kanë marrë prej trupit të zi dhe shenjave të bardha ose argjend. Ato janë më të vogla se mushkonjat e zakonshme të shtëpisë – me një gjatësi mes 2 dhe 10 milimetrave.
Kjo i bën me të heshtura – dhe tinëzare. Ndryshe nga shumë specie të tjera mushkonjash, tipi tigër kafshon më së shumti gjatë ditës.
Nëse s’jeni të sigurt nëse mushkonja që sapo keni goditur është mushkonjë tigër, mund t’i bëni një foto dhe ta dërgoni në Mosquito Alert, një aplikacion gjurmues që gjendet në shumicën e vendeve evropiane.
Duke bërë këtë, qytetarët mund të ndërtojnë një hartë të shpërndarjes së mushkonjave nëpër botë në mënyrë që t’i luftojnë ato.
Mënyra të thjeshta për t’u mbrojtur
Mënyra më efektive për të shmangur mushkonjat tigër sidomos në oborret tuaja është duke mos lejuar pellgje me ujë të ndenjur ku ato mund të shumohen.
Vezët e mushkonjave kanë nevojë, ndërsa mushkonjat femër preferojnë vazot e luleve, dhe ulluqet e zëna, por edhe një kapak shisheje me pak ujë mund të krijojë ambientin e duhur për larvat e tyre. Ndaj, mbajini ambientet e jashtme sa më të pastra dhe pse jo, vendosini rrjetë dritareve dhe dyerve tuaja.
Nëse do të shpenzoni kohë jashtë në një zonë të infektuar, mundohuni të vishni pantallona dhe mëngë të gjata – dhe shmangini veshjet me ngjyrë të zezë pasi mendohet se kjo i tërheq ato.
Aplikoni kremra mbrojtës ose vajra esencial që janë një opsion më natyral, por ato ofrojnë mbrojtje më jetë-shkurtër pasi avullojnë nga lëkura më shpejt.
Qirinjtë kanë aromë të mirë por mendohet se nuk janë edhe aq efektivë. Freskueset me helikë të fortë nga ana tjetër, kanë tendencë t’i çorientojnë ato duke mos i lejuar të ulen në një vend.
Për fat të keq mushkonjat tërhiqen edhe nga djersa e njerëzve edhe nga aromat e parfumeve, të cilat në fakt është provuar të tërheqin çdo lloj insekti të mundshëm.
Nëse doni t’i mbani larg ato, një opsion që është i sigurt por ka edhe aromë të mirë është vaji i arra-kokosit, acidet e të cilit janë provuar të kenë një efekt mjaft efektiv kundër mushkonjave si dhe insekteve të tjera gjakpirëse.
LEXONI GJITHASHTU
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta