Mutacion i ri i COVID-19, mbyllen përfundimisht lokalet dhe restorantet në Mbretërinë e Bashkuar

15 Dhjetor 2020 | 06:34

Qeveria britanike ka vendosur të ashpërsojë masat anti-COVID, duke mbyllur lokalet, pubet dhe restorantet, pasi autoritetet kanë identifikuar një mutacion të ri të COVID-19 që po përhapet në juglindje të Mbretërisë së Bashkuar.

Kufizimet do të hyjnë në fuqi ditën e mërkurë.

Sipas sekretarit të shëndetësisë, Matt Hancock, shkencëtarët kanë vënë në pah se një lloj i ri coronavirusi, më i shpejtë dhe më i fuqishëm, ka prekur mbi 1000 persona.  

Si pasojë e rritjes së numrit me të infektuar dhe përhapjes së mutacionit të ri në 60 autoritete lokale të ndryshme, qeveria ka vendosur ta fusë të tërë vendin në nivelin e tretë të rrezikshmërisë.

Ky nivel është niveli më i lartë me kufizimet më të ashpra të vendosura deri tani në Angli. Masat do të hyjnë në fuqi pas mesnatës së ditës së mërkurë.

Sipas tyre, ndeshjet e skuadrave profesionale të futbollit nuk do të lejojnë të kenë audience.

Ndërkohë, dasmat apo evente të ngjashme nuk do të lejohen me më shumë se 15 persona.   

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026