Muzeu nënujor në Napoli, qyteti romak që u mbulua nga dallgët

21 Janar 2022 | 12:59

Në gjirin madhështor të Napolit, Pozzuoli, duhet të zhyteni thellë nën ujë për të zbuluar një nga vendet më spektakolare arkeologjike në botë.

Baia është një vend me famë botërore për zhytësit, një qytet turistik romak që u zhduk nga dallgët në shekullin e tretë pas Krishtit. Sot rrënojat e tij janë shndërruar në muzeun më të madh nënujor në botë.

“Është një zbulim i vazhdueshëm. 400 metra shtrihen nga vija bregdetare aktuale, prandaj shumë vendbanime, shumë shtëpi, banesa janë ende për t’u zbuluar ose njihen shumë pak. Kolona, dysheme të reja, mozaikë të rinj po shfaqen vazhdimisht gjatë hulumtimit, dhe në veçanti, pranverën e ardhshme, ne do të fillojmë gërmimin e një prej këtyre vendeve”, u shpreh Enrico Gallocchio, nga parku Arkeologjik i Campi Flegrei.

Të harruar prej kohësh dhe të varrosur nën ujë, mbetjet e para të qytetit romak u zbuluan në fund të viteve 1960. Rëra dhe bima posidonia kanë ruajtur prej kohësh mbetjet arkeologjike, qofshin mozaikë apo statuja.

Por ndryshimi i klimës ka pasur ndikimet e tij.

“Ne kishim pyje të mëdhenj në pjesë të caktuara të Baia-s të zhytur që kishin bllokuar pjesë të tëra të qytetit të zhytur. Zbulimet e fundit që po bëjmë janë pikërisht aty ku posidonia është zhdukur”, u shpreh Enrico Gallocchio, Parku Arkeologjik i Campi Flegrei.

Sigurisht, statujat që shihni tani janë kopje, sepse origjinalet janë çuar në muze. Ajo që mbetet duhet të mbrohet nga rëra, ose ndonjëherë nga struktura më të rëndësishme, nga stuhitë, të cilat janë një tjetër faktor që sjell degradim të vazhdueshëm në të gjitha këto struktura”.

Muzeu Arkeologjik është kthyer në një nga atraksionet kryesore të parkut arkeologjik të Campi Flegrei ku mund të shihni gjurmët e Baias, të mbijetuara nga forca e ujit dhe nga koha.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026