“Myslimanët dhe Sarajeva janë armiqtë tanë”, Dodik paditet për nxitje të urrejtjes kombëtare, racore dhe fetare

11 Shkurt 2026 | 13:42

Delegatë të Klubit Popullor Boshnjak në Dhomën e Popujve të Asamblesë Parlamentare të Bosnjës dhe Hercegovinës (BeH) kanë paditur kreun e Aleancës së Socialdemokratëve të Pavarur (SNSD) Millorad Dodik për veprën penale të nxitjes së urrejtjes kombëtare, racore dhe fetare, përçarjes dhe intolerancës nga Kodi Penal i Bosnjës dhe Hercegovinës.

Padia penale i referohet deklaratave të fundit të Milorad Dodikut, të cilat fyejnë dhe poshtërojnë popullin boshnjak, raportoi mediumi “Avaz”, përcjell “Danas”.

Dodik ka deklaruar më herët se “myslimanët dhe Sarajeva kanë armiqtë tanë”, dhe ka kërcënuar se do të rikthejnë ushtrinë e Republikës Srpska.

“Këto deklarata të personit të përmendur nuk janë të vetmet, por përfaqësojnë një vazhdim të deklaratave të disa viteve më parë, në të cilat populli boshnjak fyhet dhe poshtërohet. Padyshim, kjo sjelljeje është një vepër penale për të cilën ai po raportohet”, thuhet në deklaratën e Klubit Popullor Boshnjak, transmeton KosovaPress.

Ata shtuan se “është e qartë se vetëm ndjekja penale mund ta ndalojë sjelljen e paqytetëruar të personit të raportuar. Historia e Bosnjës dhe Hercegovinës na mëson se fjalët që mbeten pa përgjigje gjyqësore shpesh i paraprijnë krimeve që nuk mund të ndalen më”, deklaroi Klubi i Popullit Boshnjak.

Ata njoftuan gjithashtu se do të ngrenë çështjen e ekzekutimit të plotë të vendimit të Gjykatës së Bosnjës dhe Hercegovinës, i cili dënoi Milorad Dodikun me një vit burg dhe një ndalim gjashtëvjeçar për të mbajtur poste publike, para institucioneve të Bosnjës dhe Hercegovinës përgjegjëse për ekzekutimin e vendimeve gjyqësore.

“Kjo i referohet veçanërisht respektimit të pasojave ligjore të një dënimi, veçanërisht kur bëhet fjalë për ushtrimin e detyrës së presidentit të një partie politike”, thanë ata në deklaratë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Temperaturat deri në 35°C mbushin plazhet e Vlorës, mijëra pushues në bregdet

Temperaturat e larta, që këtë fundjavë kanë arritur deri në 35 gradë Celsius, kanë mbushur plazhet e Vlorës me mijëra pushues. Turistë vendas, por edhe...
16:19 | 28/06/2026

“Ju lutem, një ambulancë!” Pas 74 orësh nën rrënoja, shpëtohen një foshnje 10-muajshe dhe një 11-vjeçar (VIDEO)

Bilanci i viktimave dhe të plagosurve nga tërmetet e fuqishme në Venezuelë vijon të rritet nga dita në ditë. Mes tragjedisë, megjithatë, nuk kanë munguar...
14:58 | 28/06/2026

Rrëzohet një avion në Francë, humbin jetën 11 persona

Njëmbëdhjetë persona kanë humbur jetën si pasojë e rrëzimit të një avioni në qytetin Tomblaine, në verilindje të Francës. Sipas prefekturës lokale, avioni i përkiste...
14:45 | 28/06/2026