Nafta e derdhur në brigjet e Kalifornisë mbulon 13 kilometra katrorë të Oqeanit Paqësor
Një sasi e madhe nafte është derdhur në brigjet e Kalifornisë në bregun e Huntington Beach. Derdhja është shkaktuar nga një tubacion i prishur i naftës.
Një njollë e madhe nafte është përhapur dhe po mbulon rreth 13 kilometra katrorë të Oqeanit Paqësor.
Gjithashtu, zyrtarët lokalë dhe federalë raportojnë se ky incident ka lënë peshq dhe zogj të ngordhur të shpërndarë në rërë.
Katrina Foley, mbikëqyrësja e qarkut tha se derdhja shtrihej gati në të gjithë bregdetin jugor të Los Anxhelosit, që është i popullarizuar me sërfistë dhe banorë të etur për diell.
Të dhënat zyrtare tregojnë se nafta ka hyrë edhe në Kënetën Talbert, një rezervë e madhe ekologjike, duke shkaktuar “dëme të konsiderueshme”.
Plazhet janë mbyllur dhe një shfaqje ajrore lokale është anuluar.
Roja bregdetare amerikane, agjencitë vendore dhe shtetërore kanë dërguar aeroplanë për të vlerësuar derdhjen. Gjithashtu, janë punësuar kontraktorë për ta pastruar zonën. Zyrtarët thanë se po hetonin shkakun e derdhjes dhe llojin e naftës.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta