NASA në kërkim për të paraqitur dëshmi të jetës antike nga planeti Mars

3 Shtator 2021 | 20:54

Pajisja për eksplorimin e hapësirës e NASA ka mbledhur me sukses mostrën e parë të një guri nga Planeti Mars dhe po bëhet gati për ta sjellë në Tokë.

Adam Steltzner, inxhinier i ekipit që po merret me këtë mision, tha se kjo ishte “një mostër me bazë perfekte”.

Ai u shpreh në një postim në twitter:  “Nuk kam qenë kurrë më i lumtur të shoh një vrimë në një gurë”.

Fillimisht, Pajisja e eksplorimit gërmoi në gurë të butë dhe mostra u thërrmua dhe nuk hyri brenda tubit të titanit. NASA kërkoi për gjysmë milje për një vend më të mirë në mënyrë që të provonte sërish të mblidhte mostra.

Pjesëtarët e ekipit kanë analizuar të dhënat dhe fotografitë para se të deklarojnë suksesin.

“Perserverance”, Pajisja për eksplorimin e hapësirës, arriti në planetin Mars në muajin shkurt në kërkim të gurëve që mund të paraqesin dëshmi të jetës antike.

NASA planifikon të nisë anije të tjera kozmike për të marrë mostrat e mbledhura nga pajisja e eksplorimit. Inxhinierët shpresojnë të sjellin rreth 36 mostra brenda dekadës.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026