Nasa teston taksitë fluturuese, mjeti i projektuar për të transportuar njerëz dhe mallra

10 Shtator 2021 | 21:20

Agjencia hapësinore, NASA njofton se ka nisur testimin e një taksie fluturuese që do të përdoret për të transportuar njerëzit dhe mallrat.

Mjeti ajror, AIR Taxi, është projektuar nga Joby Aviation dhe mund të mbajë deri në 2 persona.

Mjeti përbëhet nga 6 helika gjigande dhe është projektuar të mos bëjë zhurmë, në mënyrë që të përshtatet me jetën kaotike të qytetit, pa i shqetësuar banorët. Gjithashtu, helikopteri mund të arrijë një shpejtësi deri në 322 km/orë.

Ekipi i NASA ka thënë se do të mbledhë informacione se si lëviz, tingëllon dhe si komunikon automjeti me kontrolluesit.

Projekti është pjesë e Fushatës Kombëtare të “Nasa’s Advanced Air Mobility”, që synon të ndihmojë tregun e aviacionit në zhvillim. Agjencia hapësinore planifikon të kryejë teste të ngjashme me kompani të tjera në të ardhmen.

Një numër kompanish po konkurrojnë për të ndërtuar taksinë e parë fluturuese në botë, duke përfshirë Uber dhe Volocopter.

Kjo e fundit ka thënë se dëshiron të nisë atë që e quan si shërbimi i parë i taksive ajrore në botë në vitin 2022.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026