Fluturimi i parë në Mars, helikopteri i NASA-s eksploron sipërfaqen e planetit të kuq

19 Prill 2021 | 16:12

NASA ngriti një helikopter eksperimental në sipërfaqen me pluhur të kuq të Marsit, duke realizuar kështu fluturimin e parë të kontrolluar në një planet tjetër.

Triumfi u vlerësua si momenti i Vëllezërve “Wright”, nga suksesi i tyre me ngritjen e avionit të parë me peshë më të rëndë se ajri, në “Kitty Hawk” të Karolinës së Veriut, në vitin 1903.

“Ingenuity” quhet mini-kopteri i cili peshon 1.8 kilogramë. Një copë pëlhurë nga krahët e “Wright Flyer” i vitit 1903 i është vendosur edhe këtij objekti.

Kontrolluesit e fluturimit në Kaliforni konfirmuan fluturimin e shkurtër të “Ingenuity” pasi morën të dhëna përmes roverit “Perseverance” të vendosur në Mars, i cili qëndronte më rreth 65 metra larg.

Eksperimenti i helikopterit prej 85 milion dollarësh u konsiderua me rrezik të lartë, mirëpo i lartë ishte edhe shpërblimi.

Menaxherja e projektit “MiMi Aung” dhe ekipi i saj, u desh të prisnin më shumë se tre orë para se të mësonin nëse fluturimi i para-programuar 287 milion kilometra larg kishte pasur sukses.

Duartrokitje, brohoritje dhe të qeshura shpërthyen në qendrën operative kur u deklarua suksesi. Ato u bënë më të forta kur në ekrane u shfaq fotoja e parë bardhezi, që tregonte hijen e helikopterit “Ingenuity” mbi sipërfaqen e Marsit.

“Ideja është që ky aparat i vogël do të eksplorojë Marsin në një mënyrë ndryshe të kontrollit të territorit përpara se të mbërrijnë robotët e mëdhenj dhe të gjejnë vende të posaçme. Do të jetë interesante të shohim se si këta helikopterë do eksplorojnë planetin në të ardhmen”, u shpreh Francisco Diego, astronom nga Kolegji Universitar i Londrës.

Menaxherja e këtij projekti tha se fluturimi i këtij helikopteri në mars ishte realizimi i një ëndrre për të cilën kanë punuar që prej 6 vitesh.

“Ekipi ynë ka punuar për helikopterët në Mars për 6 vjet, disa prej nesh edhe më gjatë. Ishte si një ëndërr të eksperimentoje fluturimin e parë, por ja arritëm” tha MiMi Aung, menaxherja e projektit.

Helikopteri i vogël, por me një detyrë të madhe, tërhoqi vëmendjen e të gjithë botës që kur u nis me raketën “Preservance” korrikun e kaluar e deri tani.

Nëse i gjithë misioni rezulton me sukses, ai mund t’i hapë rrugë krijimit të një flote dronësh marsianë në dekadat e ardhshme, që do të ofrojnë pamje ajrore, do të mund të transportojnë pako dhe të shërbejnë si zbulues për astronautët.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026