Nasto: Bizneset në Shqipëri kontrollohen 10 herë në ditë për korrupsion
30 Tetor 2022 |
21:01
Kreu i Shoqatës së Biznesit të Vogël e të Mesëm, Albert Nasto u shpreh se në vendin tonë bizneset kontrollohen shumë shpesh për shkak se ka korrupsion.
I ftuar në emisionin “Review” në Euronews Albania, Nasto tha se kontrolli i bizneseve në Shqipëri bëhet qëllimisht për të shkatërruar bizneset e vogla dhe të mesme.
Ai theksoi se një gjë e tillë nuk ndodh në vendet europiane.
“Pse një biznes europian kontrollohet njëherë në 10 vjet, dhe këtu kontrollohet 10 herë në ditë? Në bazë të riskut kontrollohet biznesi i madh dhe jo i vogël. Këtu kontrollohet qëllimisht për korrupsion dhe për të shkatërruar biznesin e vogël dhe të mesëm, ose për të selektuar biznesin”- theksoi Nasto.
LEXONI GJITHASHTU:
Lajme të Sugjeruara
Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore
Fluksi i lartë i të huajve që po vijnë në Shqipëri, të nxitur nga çmimet e lira të akomodimit, po çon në një shtrenjtim të...
Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.4 lekë dhe do shitet me 82.4 lekë. Ndërkohë monedha evropiane...
Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç
Shqipëria ka hyrë në një fazë të re të krizës demografike. Të dhënat më të fundit të INSTAT tregojnë se popullsia e vendit ka zbritur...
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta