Nations League/ Silvinjo: Është grup i vështirë, për momentin jemi të fokusuar te play-off-i i Botërorit 2026

12 Shkurt 2026 | 21:26

Kombëtarja shqiptare njohu mbrëmjen e sotme kundërshtarët për UEFA Nations League, me shortin e hedhur në Bruksel, që e pozicionoi Shqipërinë në Grupin C1, përballë Bjellorusisë, Finlandës dhe San Marinos.

Megjithatë, pavarësisht shortit dhe kundërshtarëve të përcaktuar, fokusi i kuqezinjve mbetet te sfida më e afërt dhe më e rëndësishme, ndeshjet e fazës play-off të Botërorit 2026. Në një prononcim për fshf.org, trajneri i Kombëtares, Silvinjo, u ndal te rëndësia e momentit aktual dhe përqendrimi i skuadrës.

“Është gjithmonë një kompeticion shumë i vështirë, shumë i bukur. Luhet në një mënyrë shumë të shpejtë, zgjat praktikisht dy-tre muaj. Këtë herë bëhet në dy muaj. Gjithçka luhet shumë shpejt, është një kompeticion i bukur. Kemi parë këtu shumë skuadra të forta.

Dhe pastaj, për ne nuk është e lehtë të mendojmë edhe për Nations League, pra të arrijmë në atë moment, sepse ne e kemi mendjen prej rreth një muaji e gjysmë duke punuar për play-off-et. Është një gjë shumë e rëndësishme për të gjithë ne, si federatë dhe si vend, por sigurisht tani presim që të vijë momenti i duhur. Një grup gjithmonë shumë i vështirë, por në këtë moment e kemi mendjen te play-off-i i marsit”,  tha trajneri Silvinjo.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Manuel Ugarte pëson dëmtim në ligamentin e gjurit në Kupën e Botës

Mesfushori uruguaian Manuel Ugarte ka pësuar dëmtim të ligamenteve të gjurit, tha të dielën klubi i tij Manchester United. Ugarte u lëndua në pjesën e...
20:03 | 28/06/2026

Shifrat e pabesueshme të Messit

Lionel Messi nuk kishte shumë kohë në përpjekje për t’u bërë lojtari i parë që shënon gola në shtatë ndeshje radhazi në Kupë të Botës....
13:32 | 28/06/2026

9 ekipe afrikane arrijnë në fazën eliminatore të Kupës së Botës FIFA 2026

Nëntë nga 10 përfaqësueset e Afrikës u kualifikuan në fazën eliminatore të Kupës së Botës FIFA 2026, me Tunizinë e vetme nga kontinenti që u...
13:05 | 28/06/2026