NATO nuk mund të konfirmojë pretendimet se Irani mund të synojë Parisin, Berlinin dhe Londrën 

23 Mars 2026 | 10:39

NATO nuk mund të konfirmojë pretendimet e Izraelit se Irani mund të synojë Parisin, Berlinin dhe Londrën me raketat e tij, tha sot Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte në një intervistë televizive.

Paralajmërimi i Izraelit pasoi sulmin e Iranit ndaj bazës ushtarake britaniko-amerikane Diego Garcia të premten në mbrëmje, i cili, megjithëse i pasuksesshëm, tregoi se Teherani ka një rreze raketash që nuk është konfirmuar publikisht më parë, raporton CBS News.

Një ditë më parë kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu iu drejtua posaçërisht udhëheqësve evropianë në lidhje me kërcënimet e Iranit duke bërë thirrje që të bashkohen në luftë pasi raketat iraniane me rreze të gjatë mund të arrijnë Evropën.

 “Tani ata kanë aftësinë të arrijnë thellë në Evropë, ata tashmë kanë hapur zjarr ndaj vendeve evropiane, Qipros… Ata po synojnë të gjithë”, tha Netanjahu.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026