Navalny kthehet në burg, kreu i opozitës ruse apel qytetarëve: Dilni në protesta
Një gjykatë në Rusi ktheu në qeli për të paktën 30 ditë kritikun e Kremlinit, Alexei Navalny, nën akuzën e shkeljes së kushteve të një dënimi me burg të pezulluar.
Vendimi, që vjen një ditë pasi eksponenti kryesor i opozitës ruse u kthye në Rusi nga Gjermania, ku u mjekua pas helmimit me agjent nervor, ka gjasa të jetë një prelud i një dënimi të gjatë.
Ndërkohë, shërbimi i burgjeve në Moskë aplikoi për konvertimin në kohë burgu të dënimit të pezulluar në dëm të Navalny-t, për akuzën e pvërvetësimit.
Vetë kritiku i Kremlinit, i cili përballet edhe me tre çështje të tjera penale, u bëri thirrje qytetarëve rusë që të dalin në protestë. Thirrjen e tij ai e bëri në një video të xhiruar pas vendimit të gjykatës.
“Mos kini frikë, mbushni rrugët. Mos dilni për mua, dilni për veten tuaj dhe të ardhmen tuaj”, kjo është thirrja e kritikut të Kremlinit.
Ndërkohë, vende të ndryshme perëndimore dhe Kombet e Bashkuara i bënë thirrje autoriteteve në Moskë që ta lirojnë menjëherë atë.
“Rusia është një vend që ka Kushtetutën dhe detyrimet e saj ndërkombëtare ndaj parimit të sundimit të ligjit dhe mbrojtjes së të drejtave civile. Këto parime, natyrisht, duhet të aplikohen edhe në rastin e zotit Navalny”, u shpreh Heiko Maas, ministër i Jashtëm i Gjermanisë.
Nga ana e saj, Moska është përgjigjur duke i kërkuar Perëndimit të mos përfshihet në çështjet e saj të brendshme.
Lexoni gjithashtu:
Tridhjetë ditë arrest me burg për Alexei Navalny
Alexei Navalny ndalohet nga autoritetet ruse pak pas mbërritjes në Moskë
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta