Nazistja 96-vjeçare në Gjermani merr arratinë, e akuzuara për krime tenton t’i shpëtojë gjyqit

30 Shtator 2021 | 19:14

Një grua 96-vjeçare gjermane, e akuzuar për ndihmë dhe mbështetje në krimet në masë në kampet naziste të përqendrimit gjatë Luftës së Dytë Botërore, u arrestua nga autoritetet gjermane pasi nuk u paraqit në sallën e gjyqit.

Irmgard Furchner akuzohet se në moshë të re ka ndihmuar në vrasjen e 11 mijë e 412 personave kur ishte daktilografiste në kampin e përqendrimit në Stutthof, shtuthof në vitet 1943-1945.

Por gjyqi ndaj saj, në qytetin e ekstremit verior Itzehoe, nuk mund të fillonte me mungesën e saj.

Një zëdhënës i gjykatës deklaroi se e pandehura u largua nga shtëpia në orët e para të mëngjesit me anë të një taksie, drejt një lokaliteti të panjohur.

Për pasojë, autoritetet lëshuan një urdhër arresti, duke qenë se qyteti Itzehoe ndodhet rreth 100 km larg kufirit danez.

Arrestimi i saj erdhi disa orë më vonë dhe një mjek kontrolloi gjendjen e saj shëndetësore, për të vendosur nëse mund të dërgohej në qeli.

Seanca e ardhshme për Furchner është parashikuar për më 19 tetor. Akuzat ndaj saj nuk mund të lexohen pa qenë e pranishme në sallën e gjyqit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026