Ndahen çmimet “Earthshot”, princi William financon me 1 mln £ projektet për mjedisin
Princi William dhe dukesha Kate Middleton kanë organizuar këtë vit eventin për mbrojtjen e mjedisit për të dhënë çmimin “Earthshot”.
5 projektet më të mira ambientaliste u vlerësuan me nga 1 milion paund.
Çmimi i parë iu dha shtetit të Kosta Rika, sepse ka dyfishuar numrin e pemëve, duke zmadhuar pyjet.
Çmim morën edhe dy shokë të ngushtë, të cilët po rrisnin korale dhe kishin arritur t’i rrisin 50 herë më shpejt se mënyra natyrale.
Në indi është krijuar një makineri për t’i kthyer mbetjet bujqësore në pleh.
Në Milano ka një nismë për shpërndarjen e ushqimit të tepërt te njerëzit e varfër, çka ka ulur ushqimet e tepërta që hidhen dhe ka ndihmuar njerëzit e varfër.
Dhe projekti i fundit i vlerësuar me 1 milion paund është iniciativa tajlandeze për të prodhuar hidrogjen, duke përdorur energji të rinovueshme.
Ceremonia e ndarjes së çmimeve u mbajt në Pallatin Aleksandra, ku të pranishëm ishin shumë persona të famshëm si Emma Watson, Dame Emma Thompson and David Oyelowo.
Ed Sheeran dhe këngëtarë të tjerë performuan dhe muzika që u luajt u prodhua nga energjia e rinovueshme nga pedalimi i 60 çiklistëve.
Asgjë plastike nuk u përdor për t’u ndërtuar skena dhe të ftuarit janë njoftuar që veshja e tyre të jetë në raport me kujdesin për mjedisin.
Aktorja Emma Watson veshi një fustan i cili ishte i berë nga copa fustanesh të përdorura, prodhuar nga një organizate bamirësie.
Çmimi i tokës “Earth Shot” jepet çdo vit prej 10 vitesh, 5 projekteve qe punojnë për të zgjidhur problemet mjedisore.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta