Ndahet nga jeta ish-basketbollisti i Skënderbeut dhe i ekipit kombëtar, Ermand Temo
Krejt papritur është ndarë nga jeta ish-basketbollisti i njohur i Skënderbeut dhe i ekipit kombëtar shqiptar, Ermand Temo, një nga emrat e spikatur të basketbollit korçar në vitet ’80.
Temo e nisi rrugën e tij në basketboll që në klasat sportive të shkollës “Sotir Gurra”, nën drejtimin e mësuesit Anesti Cale. Talenti i tij u evidentua herët dhe në vitet 1979–1982 ai ishte pjesë e ekipit të të rinjve të Skënderbeut, me trajner Ferdinand Qirici.
Nga viti 1982 deri në 1992, Ermand Temo luajti me ekipin e parë të Skënderbeut, nën drejtimin e trajnerit Dhimitër Kaçorrin, duke u bërë një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës korçare.
Performanca e tij e mirë e çoi edhe në ekipin kombëtar të basketbollit, ku ishte pjesë në vitet 1984–1986. Temo shquhej për lojën e tij në qendër, ku përballej me disa nga basketbollistët më të mirë të kohës, si Çaçi, Kalaja dhe të tjerë.
Për më shumë se 33 vite, Ermand Temo jetonte në Selanik, ku edhe ndërroi jetë në një spital të këtij qyteti grek.
Ndarja e tij nga jeta është një humbje për sportin korçar dhe për komunitetin e basketbollit, ndërsa ai do të kujtohet si një nga lojtarët që la gjurmë në historinë e këtij sporti në Korçë.


Ekuadori përmbys Gjermaninë me rezultatin 2-1 dhe kalon në fazën eliminatore të Botërorit
Holanda fiton 3-1 ndaj Tunizisë, siguron një vend në raundin tjetër
Përfundon pa gola ndeshja në San Francisko, Australia siguron kualifikimin pas barazimit me Paraguain
- 09:38 Do të votohet në nëntor, çfarë është taksa e propozuar për miliarderët në Kaliforni?
- 09:31 Koreja e Veriut teston sisteme të raketave, Kim Jong Un: Situata ndërkombëtare kërkon epërsi të plotë në forcën ushtarake
- 09:25 Vazhdojnë bisedimet Izrael-Liban në Uashington
- 09:20 Treni përplas makinën në Britani, humb jetën shoferja. Pasagjerja 8-vjeçare në gjendje kritike
- 09:18 Ndalimi i rrjeteve sociale për adoleshentët, Australia synon masa më të ashpra
- 09:07 Rikthehet MABCO në Aeroportin e Vlorës pas vendimit të Gjykatës së Lartë, pritet rinisja e punimeve