Ndalimi i plastikës, Sllovakia në kërkim të zgjidhjeve të gjelbra
Që nga vera, Sllovakia ka ndaluar plastikën njëpërdorimshe. Duke qenë se ambalazhet plastike janë të pranishme gjithnjë e më shumë, qeveria sllovake po inkurajon supermarketet të zëvendësojnë qeset plastike me alternativa më ekologjike.
Të heqësh dorë nga zakoni nuk është dhe aq e lehtë.
Meqenëse nuk ka një ndalim të drejtpërdrejtë nga qeveria për qeset plastike, zinxhirët e supermarketeve kanë filluar të ofrojnë alternativa.
Kompania Lidl shet çanta ekologjike në Sllovaki, duke reduktuar përdorimin e qeseve plastike me 30% në dyqanet e tyre.
“Ju duhet të pyesni veten si shitës me pakicë nëse gjithçka që është e paketuar në plastikë duhet të paketohet në plastikë,” – u shpreh Tomas Bezak, zëdhënës i Lidl në Sllovaki.
“Disa supermarkete po përpiqen të dallohen me qasjen e tyre pro ekologjike, të cilën unë si ministër e lavdëroj,” – tha ministri i Mjedisit Jan Budaj.
Përdorimi i qeseve plastike në Sllovaki ka rënë në mënyrë drastike, por është ende i lartë për standardet europiane.
Në vitin 2019, vendi me konsumin më të ulët të qeseve plastike ishte Portugalia, me një normë prej vetëm 8 qese për person në vit. Nga ana tjetër, sllovakët konsumuan mesatarisht 105 qese. Lituania është në fund, me 332 qese për person në vit.
Potenciali i riciklimit për mbetjet plastike mbetet kryesisht i pashfrytëzuar në BE, me më pak se 30% të ripërdorur.
LEXONI GJITHASHTU:
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta