Ndalimi i thirrjeve të Trump për dhunë ndaj protestuesve, KE i del në krah Twitter. Ankohen punonjësit e Facebook

3 Qershor 2020 | 05:55

Vendimi i paprecedent i Twitter për të kufizuar twitt-et e Donald Trump, nëpërmjet të cilave ai e lavdëronte përdorimin e dhunës, ka fituar mbështetjen e plotë të Komisionit Evropian.

Shefi industrial i BE, Thierry Breton sinjalizoi fillimin e një linje më të ashpër me gjigantët e teknologjisë amerikane, ndërsa nisi konsultimet për rregullat e reja të propozuara të bllokut për sektorin. Gjatë një postimi në Twitter ai deklaroi se, “pata një bisedë të rëndësishme me @Jack Dorsey, drejtorin e përgjithshëm të Twitter me të cilin diskutuam në lidhje me objektivat e # Twitter.

Ndërsa Bashkimi Europian fillon një këshillim nesër në #DigitalServiceAct, ne mirëpresim kontributin e Twitter për të siguruar që platformat respektojnë qasjen tonë evropiane ndërsa vazhdojnë të inovojnë”.

Pas përfundimit të bisedës, Breton bëri një publikim në faqen e Komisionit Evropian në të cilën ai theksonte se “zhvillimet e fundit në SHBA, tregojnë se ne kemi nevojë të gjejmë përgjigjet e duhura për pyetjet e vështira. Çfarë roli ruajnë platformat në shmangien e keqinformimit gjatë krizave shëndetësore apo zgjedhjeve? Si mund ta shmangim shpërndarjen e urrejtjes online?

Zëvendës presidentja e BE për teknologjinë, Věra Jourová, tha në deklaratën e saj se politikanët duhet t’iu përgjigjen kritikave me fakte, jo me kërcënime dhe sulme”.

Ndërkohë, punonjësit e Facebook organizuan të hënën një protestë virtuale për të kundërshtuar vendimin e Mark Zuckerberg për të mos ndërmarrë veprime ndaj serisë së postimeve të diskutueshme të Presidentit Donald Trump javën e kaluar.

Protesta e punonjësve të Facebook është shfaqur jo rrallëherë edhe me anë të postimeve në Twitter, të cilët e shohin si të drejtë fshirjen e postimeve me përmbajtje të diskutueshme, pavarësisht statusit.

Liderët e tre grupeve civile, Ngjyra e ndryshimit, Konferenca e  Liderëve për të Drejtat Civile dhe të Njeriut dhe Fondi i Mbrojtjes Ligjore dhe Edukimit, pas një video-konference me Zuckenberg dhe Sheryl Sandberg lëshuan këtë deklaratë.  

“Ne jemi të zhgënjyer dhe të tronditur nga shpjegimet e pakuptueshme të Mark për mosfshirjen e postimeve të Trump. Ai nuk shfaqi mirëkuptim për shtypjen historike ose moderne të votuesve dhe ai refuzon të pranojë se si Facebook po lehtëson thirrjet e Trump për dhunë ndaj protestuesve. Mark është duke vendosur një precedent shumë të rrezikshëm për zërat e tjerë që do të thoshin gjëra të ngjashme në Facebook”. 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026