Ndalohen 159 emigrantë në Francë ndërsa përpiqeshin të arrinin me anije në Britani
Autoritetet franceze kanë shpëtuar 159 emigrantë ndërsa ata po përpiqeshin të kalonin Kanalin e la Manshit për të shkuar në Britani.
Midis emigrantëve ishin 10 fëmijë dhe një grua shtatzënë. Disa prej tyre vuanin nga hipotermia.
Prefektura Detare franceze tha se emigrantet u shpëtuan të enjten, gjatë tetë operacioneve të ndryshme.
Kalimi i kanalit të la Manshit për në Britani është veçanërisht i rrezikshëm për shkak se është një nga korsitë më të ngarkuara të transportit në botë, me një mesatare prej 400 anijesh në ditë, si edhe me 100 shërbime të trageteve ditore midis Francës dhe Mbretërisë së Bashkuar, sipas Prefekturës Detare.
Për më tepër, moti mund të jetë i paparashikueshëm ku për më shumë se 120 ditë fryn erë e fortë, mjegulla është e dendur dhe temperaturat e ujit janë të ftohta.
Vitin e kaluar është rritur ndjeshëm numri i njerëzve që përpiqen të kalojnë nga Franca në Britani përmes këtij kanali.
Në vitin 2020, Prefektura regjistroi 868 incidente nga tentativat për të kaluar me anije përmes kanalit me 9,551 emigrantë në bord. Ky numër është katër herë më i lartë se shifra 2,294 e emigrantëve që u përpoqën ose ja dolën ta kalonin kanalin me sukses gjatë vitit 2019.
Edhe numri i vdekjeve është shtuar nga katër që ishin në 2019-tën, në gjashtë në vitin 2020.
Këtë vit, deri më tani janë regjistruar plot 1,105 emigrantë që kanë tentuar ose kaluar me sukses kanalin, ku midis një janarit dhe 28 shkurtit ishin 890 persona, ndërsa 215 u regjistruan gjatë marsit.
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta