Ndarja nga jeta e themeluesit të CNN, reagon Trump: Një nga më të mëdhenjtë e të gjitha kohërave
Presidenti amerikan, Donald Trump përmes një postimi në “Truth Social” ka reaguar lidhur me ndarjen nga jeta të themeluesit të CNN, Ted Turner. Trump e ka cilësuar Turner si një nga më të mëdhenjtë e të gjitha kohërave.
Sipas tij, Turner ishte gjithmonë i pranë sa herë që ai kishte nevojë dhe se ishte i gatshëm të luftonte për një kauzë të mirë. Ndër të tjera, Trump shton se pronarët e rinj e shkatërruan CNN teksa e cilësoi si fëmija i Turner.
“Ted Turner, një nga Më të Mëdhenjtë e të Gjitha Kohërave, sapo vdiq. Ai themeloi CNN-in, e shiti dhe u shkatërrua personalisht nga Marrëveshja sepse pronari i ri mori CNN-in, “fëmijën” e tij, dhe e shkatërroi atë. U zgjua dhe u bë gjithçka për të cilën ai nuk është.
Ndoshta blerësit e rinj, njerëz të mrekullueshëm, do të jenë në gjendje ta rikthejnë atë në besueshmërinë dhe lavdinë e saj të mëparshme. Sidoqoftë, një nga Më të Mëdhenjtë e Historisë së Transmetimeve dhe një mik i imi. Sa herë që kisha nevojë për të, ai ishte aty, gjithmonë i gatshëm të luftonte për një kauzë të mirë”, shkruan Trump.

Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit
14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër
Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit