‘Ndarje e drejtë e vaksinës’, apeli i kreut të OBSH-së: Të mos lihen pas vendet e varfra

9 Janar 2021 | 10:13

Të gjitha vendet në mbarë botën duhet të realizojnë një shpërndarje të barabartë të vaksinave kundër COVID-19 dhe të garantojnë akses dhe mundësi për blerjen e saj, qofshin vende të varfra apo të pasura.

Apeli është bërë nga drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus. Sipas tij, deri tani vendet që kanë implementuar një vaksinim të sigurt dhe efikas janë 42, nga të cilat 36 janë me të ardhura të larta dhe 6 me të ardhura të mesme.

Ndërkohë, shumica e vendeve të varfra, por edhe e atyre me të ardhura të mesme, nuk kanë marrë ende vaksinat, pasi stoqet më të mëdha janë blerë nga vendet e pasura.

Kreu i OBSH-së paralajmëroi se kjo mund të sjellë një ngritje të çmimit të vaksinës, duke i bërë grupet e rrezikuara në shtetet e varfra dhe të margjinalizuara pa akses tek injeksionet.

“Rrjedhimisht, qytetarët në të gjitha vendet duhet të vaksinohen në mënyrë të ndershme”, nënvizoi Ghebreyesus, duke shtuar se një shpërndarje e barabartë e vaksinës jo vetëm që mund të shpëtojë jetë, por mundet edhe të stabilizojë sistemin shëndetësor, si dhe të promovojë rritjen ekonomike globale.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026