Ndërhyrja e frikshme i kushtoi Botërorin lojtarit kanadez, Maribo lëndoi rëndë edhe Neymarin në 2019 (VIDEO)

19 Qershor 2026 | 09:01

Mesfushori mbrojtës i Katarit, Assim Madibo është rikthyer në qendër të vëmendjes dhe shkak janë goditjet e tij të rrezikshme dhe të ashpra. Performanca e tij agresive solli që Botërori 2026 të mbyllet para kohe për lojtarin e Kanadasë, Ismael Kone.

Dëmtimi që Kone mori në ndeshjen e mbrëmjes së të enjtes ishte i rëndë duke bërë që ai të qëndrojë jashtë fushe për disa muajsh duke humbur mundësinë që të luajë në turneun më të rëndësishëm botëror të futbollit.

“Ndodhi para stolit tonë. E dëgjuam. E kuptova menjëherë sa serioz ishte dëmtimi. Të gjithë e dëgjuam thyerjen e kockës”, tha trajneri i Kanadasë, Jesse Marsch.

Madibo mësohet se vizitoi dhomën e zhveshjes së Kanadasë pas ndeshjes dhe i kërkoi falje Ismail Kone-s për ndërhyrjen e tij.

Mesfushori kanadez iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale për të trajtuar dëmtimin dhe pritet të qëndrojë jashtë fushave për disa muaj.

Skena e rëndë e dëmtimit gjithashtu ka kthyer në kujtesë edhe një herë dëmtimin e Neymar po nga Madibo gjatë një ndeshjeje miqësore me Brazilin në vitin 2019. Dëmtimi solli që Neymar të humbiste pjesën tjetër të Kupës së Amerikës.

https://twitter.com/angelphysio/status/2067852262882378215
Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës

Anglia ka kaluar në avantazh 1-0 ndaj Argjentinës në gjysmëfinalen e Kupës së Botës 2026 falë golit të Anthony Gordon në minutën e 55-të, pas...
22:26 | 15/07/2026

Sporti në zi! Ndahet nga jeta Shpëtim Gazheli, kampion i pingpongut

“Mjeshtër i Sportit”, Gazheli la gjurmë duke u shpallur plot 13 herë kampion kombëtar, si në garat ekipore ashtu edhe në ato individuale. Lojtar dhe...
16:32 | 15/07/2026

Zidane gati të marrë drejtimin e kombëtares së Francës pas epokës së Deschamps

Legjenda e futbollit francez, Zinedine Zidane, është gati të marrë drejtimin e kombëtares së Francës pas përfundimit të epokës së Didier Deschamps. Sipas gazetarit të...
13:16 | 15/07/2026