Nderimi i veteranëve ushtarakë, Trump vështirësi në vendosjen e medaljes. E lidh nyje: Tani nuk do të hiqet kurrë
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka tërhequr vëmendjen teksa në rrjetet sociale po qarkullon një video ku duke tai teksa ka vështirësi t’i vendosë medaljen në qafë një prej tre veteranëve ushtarakë që nderoi në Shtëpinë e Bardhë.
Kur erdhi koha për t’i dhënë medaljen Majorit të Ushtrisë, Nicholas Dockery, Trump e pati të vështirë të lodhte medaljen në qafën e veteranit.
Pas disa sekondash, Trump vendosi që ta lidhte medaljen nyje. E njëjta gjë nuk ndodhi kur erdhi koha që presidenti amerikan t’i jepte medaljen Majorit të Marinës, James Capers Jr., të cilit ia doli t’ia vendoste medaljen pa asnjë problem.
Medalja e Nderit iu dha tre veteranëve për akte heroizmi që shpëtuan jetë dhe sprapsën forcat armike në Vietnam dhe Afganistan.
Përveç Capers Jr. dhe Dockery, Trump ia dha medaljen pas vdekjes Kolonelit të Marinës, John Ripley, i cili vdiq në vitin 2008.
“Këta janë burra të shkëlqyer, njerëz të shkëlqyer. Ju falënderojmë dhe nuk do t’ju harrojmë kurrë”, tha Trump.
Nuk mjafton lufta në Iran: “Super El Niño” mund të shkaktojë rritje të çmimeve të ushqimeve deri në vitin 2028
Nga Trump, tek Meloni: Në Iran publikohet “lista e hakmarrjes”
Ukraina “tmerron” Rusinë, goditen rëndë 14 anije të Putinit në detin Azov
- 22:02 Aliaj nga “Review”: Ka turistë që vinë me bukë me vete si në kohën e Enverit kur iknim për punë
- 21:34 Nuk mjafton lufta në Iran: “Super El Niño” mund të shkaktojë rritje të çmimeve të ushqimeve deri në vitin 2028
- 20:57 Studiuesi Tare: Rama ka bërë për Kurveleshin atë që asnjë qeveri s’e bëri në 100 vjet! Duhet të punohet për turizmin kapilar
- 20:46 Nga Trump, tek Meloni: Në Iran publikohet “lista e hakmarrjes”
- 20:23 21-vjeçari shqiptar në Itali akuzohet për abuzim ndaj turistes gjermane: Më dehu dhe përfitoi
- 20:10 Vijon dita e 43 e protestës qytetare në Tiranë