Ndërpritet ndeshja e bejsbollit në SHBA, 3 persona të plagosur nga të shtënat me armë
Tre persona u qëlluan me armë zjarri jashtë “Nationals Park”, një stadium për bejsbollin profesionist në rajonin e Kolumbisë, në Uashington.
Ngjarja ndodhi teksa tifozë të shumtë po ndiqnin një ndeshje brenda kompleksit.
Policia bëri të ditur fillimisht se disa persona ishin shoqëruar në spital për të marrë mjekime për plagë të shkaktuara nga armët e zjarrit.
Ndërsa më vonë, krerët e policisë raportuan për tre të plagosur.
Ndeshja e bejsbollit mes “Washington Nationals” dhe dhe “San Diego Padres” u pezullua për shkak të të shtënave.
Menjëherë tifozët që po e ndiqnin atë vrapuan për të dalë jashtë nga kompleksi.
Në përpjekje për të qetësuar situatën, autoritetet policore deklaruan se tifozët brenda stadiumit në asnjë moment nuk kishin qenë në rrezik.
Ato shtuan se kanë nisur hetimet për zbardhjen e motiveve të ngjarjes.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta