Ndërron jetë bateristi Joey Jordison, themeluesi i bandës amerikane të rrokut Slipknot
Joey Jordison, një ndër themeluesit e parë të bandës së famshme të rrokut Slipknot, ka ndërruar jetë në moshën 46-vjeçare ditën e mërkurë, njoftuan familjarët e tij.
“Me zemër të thyer ndajmë më ju lajmin se Joey Jordison, një baterist, muzikant dhe artist i dashur për të gjiithë, ka ndërruar jetë ditën e sotme në gjumë. Vdekja e tij na ka lënë të gjithëve me zemrën bosh”, shkruhej në njoftimin e familjes së tij, megjithatë asnjë detaj nuk u shpërnda në lidhje me shkakun apo vendin e vdekjes.
Jordison u rrit në Des Moines në Ajoua, SHBA dhe filloi t’i binte baterisë që në moshën tetë vjeçare. Ai tashmë ishte një veteran në skenën e muzikës metal, i cili mori famë që prej themelimit të bandës së famshme Slipknot në vitin 1995 së bashku me muzikantët Shawn Crahan dhe Paul Gray.
Të tre nisën të planifikonin ngritjen e bandës së tyre në karburantin ku Jordison punonte atë kohë.
Grupi i tyre u bë i njohur nga shfaqjet e veçanta, ku të gjithë muzikantët visheshin me kostume dhe maska ndërsa këndonin tingujt e këngëve metal.
Në performancat e tij, Jordison zakonisht mbante një maskë të bardhë të pikturuar me bojë të zezë dhe një kurorë me gjemba në kokë.
Slipknot u bë një ndër bandat më të famshme të muzikës metal në fund të viteve 1990-2000, ndërsa epoka e rrokut sa vinte dhe humbte shkëlqimin.
Në vitin 2013, Jordison iku nga grupi. Ai e justifikoi këtë duke thënë se kishte një sëmundje neurologjike që nuk e lejonte të vazhdonte të bënte muzikë.
Familja e tij tha se bateristi i famshëm do të largohet me një ceremoni private mortore.
Lexoni gjithashtu:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta