Ndërron jetë historiani dhe fituesi i çmimit Pulitzer, Gordon S. Wood! U përplas nga një makinë

9 Qershor 2026 | 08:23

Autori dhe historiani fitues i çmimit Pulitzer, Gordon S Wood humbi jetën të dielën pasi u përplas nga një makinë në parkingun e një supermarketi në Rhode Island.

Wood, fitoi çmimin Pulitzer në vitin 1993 në kategorinë e historisë për librin “Radikalizmi i Revolucionit Amerikan”, një libër historik që çoi përpara teorinë e ndarjes me Britaninë si një transformim i brendshëm shoqëror dhe politik sa edhe një dëshirë për t’u çliruar nga sundimtarët kolonialë.

Sipas policisë së East Providence, Wood u godit nga një makinë ndërsa po kalonte parkingun e supermarketit. Shoferi qëndroi në vendngjarje dhe bashkëpunoi.

Policia tha se Wood u dërgua në spitalin e Rhode Island me “lëndime të rënda”, nga të cilat më vonë vdiq.

Wood ishte Profesor i Universitetit Alva O Way dhe Profesor emeritus i historisë në Universitetin Brown. Librat e tij të tjerë të shquar përfshinin Krijimin e Republikës Amerikane, 1776-1787, i cili u shkrua në vitin 1969; Perandoria e Lirisë, një rrëfim i viteve të para të Shteteve të Bashkuara; dhe Personazhe Revolucionare, një biografi e etërve themelues që formësuan republikën e re.

Ndër çmimet e tjera të tij ishin çmimi Bancroft i vitit 1970 për letërsi rreth historisë së Amerikës; dhe Medalja Kombëtare e Shkencave Humane, e dhënë në Shtëpinë e Bardhë nga Barack Obama në mars 2011, për studime që ofrojnë njohuri mbi themelimin e kombit dhe hartimin e kushtetutës së SHBA-së.

Wood ishte një kritik i shquar i Projektit 1619 të New York Times dhe pretendimit të tij, i cili u ndryshua më vonë, se ruajtja e skllavërisë ishte një motivim kyç për Revolucionin Amerikan.

Ai pretendoi se projekti inkurajoi një ndjenjë “viktimizimi” dhe ndjenje “të lënduar”, edhe pse pranoi se nuk e kishte lexuar pjesën më të madhe të tij.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Cisterna e sanksionuar po rrjedh naftë pranë brigjeve të Omanit

Një anije nën sanksione për transportimin e karburantit rus ka të ngjarë të ketë rrjedhje nafte në një zonë detare të mbrojtur pranë brigjeve të...
19:34 | 17/07/2026

Të shtëna me armë zjarri në Danimarkë, vritet një person. Plgoset polici dhe autori (VIDEO)

Një civil u vra dhe një oficer policie u plagos pas të shtënave me armë në qytetin verior danez, Norresundby. Personi i armatosur u plagos...
19:25 | 17/07/2026

Qeveria britanike merr vendimin: Nga prilli pijet energjike do të ndalohen për personat nën 16 vjeç

Qeveria britanike ka njoftuar se fëmijëve nën 16 vjeç do t’u ndalohet blerja e pijeve energjike me përmbajtje të lartë kafeine në Angli që nga...
19:18 | 17/07/2026