Ndërron jetë ish-spiuni britanik që turpëroi atdheun e tij
Ish-spiuni i famshëm britanik dhe agjenti i dyfishtë i Bashkimit Sovjetik, George Blake, i cili ka operuar gjatë Luftës së Ftohtë, ka vdekur ditën e shtunë (26 dhjetor) në moshën 98-vjeçare.
Blake ishte i fundit nga spiunët britanikë, që duke punuar për sovjetikët gjatë periudhës së Luftës së Ftohtë, turpëroi shtabin e inteligjencës së atdheut të tij.
Sipas autoriteteve britanike ky spiun në vitet 1950 zbuloi emrat dhe identitetet e qindra agjentëve të perëndimit në mbarë Evropën, të cilët si pasojë u ekzekutuan.
Teoritë e tij me frymë komuniste e kanë shndërruar këtë agjent të dyfishtë në një nga figurat më të njohura ndër radhët e spiunëve dhe tradhtarëve.
“Nëse komunizmi do të kishte pasur sukses, nëse do të kishte qenë në gjendje të ndërtonte një shoqëri, ku do të kishte barazi dhe bollëk mallrash, pasi ky ka qenë qëllimi, atëherë me siguri që Perandoria Sovjetike nuk do të ishte shpërbërë”, kështu do shprehje George Blake, ish-spiun britanik dhe agjent i dyfishtë i Rusisë.
Në vitin 1961 George Blake u demaskua si një spiun sovjetik dhe si rrjedhojë u dënua me 42 vite burg. Megjithatë, 5 vjet më vonë, me ndihmën e disa të burgosurve të tjerë, ai arriti të arratisej dhe të largohej nga territoret e Britanisë duke u zhvendosur në Rusi.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta