Ndërron jetë oficeri i policisë në SHBA pas lëndimeve të marra gjatë protestës në Kongres
Një oficer policie në SHBA ka ndërruar jetë pas lëndimeve të rënda të marra gjatë protestës së dhunshme, ku mbështetës të Presidentit Trump mësynë Kongresin e Amerikës.
Sipas njoftimit të autoriteteve, oficeri Brian D. Sicknick ndërroi jetë të enjten, duke e çuar numrin e viktimave në 5. Ata thonë se Sicknick është lënduar në përleshje me protestuesit dhe menjëherë është dërguar në spital.
Liderët demokratikë thanë se kjo “humbje tragjike” e një oficeri të Kapitolit “duhet të na kujtojë të gjithëve trimërinë që oficerët treguan për të na mbrojtur ne, kolegët tanë, stafin e Kongresit, punonjës të shtypit dhe punëtorë të tjerë thelbësorë gjatë orëve kur Kongresi u pushtua nga protestuesit e dhunshëm”.
Policia ka marrë shumë kritika për lejimin e protestuesve afër ndërtesës së Kongresit. Kryebashkiaku i Uashingtonit e quajti përgjigjen e tyre ndaj protestës si “një dështim të policisë”.
Por kreu i Policisë së Kapitolit të SH.B.A.-së e mbrojti përgjigjen e departamentit të tij duke thënë se oficerët “vepruan me guxim ndërsa përballeshin me mijëra individë të dhunshëm”.
Më shumë se 50 policë u plagosën, disa prej të cilëve u shtruan në spital.
Pavarësisht trazirave, Kongresi vijoi seancën për të konfirmuar më pas Biden si fituesin e zgjedhjeve presidenciale.
Lexoni gjithashtu:
Reflekton Trump, dënon dhunën në Capitol Hill dhe pranon fitoren e Joe Biden
Braktisja e Donald Trump, të zgjedhurit e presidentit largohen pas trazirave në Capitol Hill
“Trump nxiti rebelimin”, Biden akuzon presidentin në detyrë: sulmoi demokracinë tonë
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta