Ndërtimi i besimit, Azerbajxhani dhe Armenia pajtohen për disa hapa

7 Dhjetor 2023 | 20:22

Azerbajxhani i ka liruar 32 ushtarë armenë më 7 dhjetor, derisa Armenia i ka liruar dy azerbajxhanas, sipas një deklarate të përbashkët prej dy shteteve, që ka përcaktuar hapa konkretë drejt ndërtimit të besimit.

Në deklaratat prej zyrës së kryeministrit armen dhe administratës së presidentit të Azerbajxhanit, është thënë se të dyja palët e konsiderojnë lirimin e të burgosurve si gjest të përcjellë prej “vlerave humanitare dhe si manifestim i mirëbesimit”.

Emrat e ushtarëve të liruar nuk janë bërë ende publikë.

Në deklaratë është thënë se ekziston mundësi historike për të arritur paqen afatgjatë.

“Dy shtetet rikonfirmojmë qëllimin e tyre për t’i rregulluar marrëdhëniet dhe për të arritur një traktat të paqes, duke respektuar parimet e sovranitetit dhe integritetit territorial”, është thënë në deklaratë.

Si një tjetër gjest i mirë, Armenia ka treguar mbështetje për synimin e Azerbajxhanit për të qenë nikoqir i samitit të ardhshëm të Kombeve të Bashkuara për Klimën, dhe të tërheqë mbrapsht kandidaturën e saj.

Dy shtetet shpresojnë se shtetet tjera të Grupit të Vendeve të Evropës Lindore do ta mbështesin Azerbajxhanin në këtë pikë.

Azerbajxhani, në anën tjetër, ka ofruar mbështetjen për kandidaturën e Armenisë për anëtarësim në Byronë e Grupit të vendeve të Evropës Lindore.

Azerbajxhani dhe Armenia do t’i vazhdojnë diskutimet në zbatim të më shumë masave për ndërtim të besimt, është thënë në deklaratë.

Ato i bëjnë thirrje edhe komunitetit ndërkombëtar që t’i mbështesë përpjekjet e tyre, me arsyetimin se ato do të kontribuojnë në ndërtim të mirëbesimit mes dy vendeve, dhe të kenë ndikim pozitiv, në gjithë Kaukazin Jugor.

“Ne do të inkurajonim të dy palët që të angazhohen në ato bisedime, pavarësisht nëse janë këtu apo diku tjetër, kjo do të vazhdojë të jetë politika jonë,” tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Matthew Miller.

Azerbajxhani dhe Armenia kanë marrë hapa preliminarë drejt një marrëveshjeje formale për paqe, prej kur Bakuja e ka rikthyer kontrollin mbi rajonin e shkëputur të Nagorno-Karabakut në shtator, që ka rezultuar me eksod të armenëve etnikë prej rajonit./REL

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: SHBA-ja është “e harmonizuar” me aleatët në Gjirin Persik sa i përket Iranit

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka synuar t’i sigurojë aleatët e Gjirit Persik se Uashingtoni do të mbetet “plotësisht i harmonizuar” me partnerët rajonalë,...
21:28 | 24/06/2026

Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale

Bitcoin ka rënë me rreth 5% të mërkurën, duke zbritur nën nivelin psikologjik prej 60,000 dollarësh, mes një presioni të shtuar të shitjeve në tregjet...
20:10 | 24/06/2026

Trump: Irani po bën lëshime të mëdha

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar të mërkurën se Irani po ofron lëshime të rëndësishme në kuadër të negociatave që po zhvillohen...
20:07 | 24/06/2026