‘Ndihem i fuqishëm dhe do t’ju puth të gjithëve’, Trump i rikthehet fushatës pak pasi kaloi COVID-19

13 Tetor 2020 | 06:04

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump i rikthehet fushatës në më pak se dy javë pasi rezultoi pozitiv me coronavirus.

Me mijëra mbështetës ishin mbledhur gjatë takimit në Florida, ku Kreu i Shtëpisë së Bardhë rinisi daljen e parë ndërsa e presin edhe katër tubime të tjera elektorale, tashmë të planifikuara.

Kujtojmë se 74-vjeçari rezultoi pozitiv rreth 11 ditë më parë, e madje u shtrua edhe në spital.

“Ajo çka ndodhi me mua dhe gjëja më e bukur është se e kalova. Tashmë ata thonë se jam imun. Ndihem kaq i fuqishëm. Do të ecë përmes publikut. Do të ec mes jush, do të puth këdo në atë publik”, tha presidenti i SHBA.

Mjeku i Presidentit Sean Conley ka publikuar një dokument ku thuhet se Donald Trump tashmë rezulton negativ ndaj COVID-19.

Edhe gjatë daljes së tij të parë pas infektimit, kreu i Shtëpisë së Bardhë nuk mbajti maskë. Por nga ana tjetër, të gjithë mbështetësve iu mat temperatura përpara se të niste eventi.

Nën ethet e zgjedhjeve presidenciale, Trump dhe rivali i tij Joe Biden po përpiqen të sigurojnë sa më shumë vota. Të dy kandidatët janë duke u përpjekur të bindin votuesit në shtetet e lëkundura

“Unë po garoj si një demokrat krenar, por unë do të qeveris si një president amerikan. Nuk do të ketë shtete blu apo të kuqe. Është vetëm një Amerikë”, tha Joe Biden, kandidati demokrat për president të SHBA-së.

Ndalesa e radhës e 77-vjeçarit është Florida cilësuar nga të dy kandidatët si vendimtare për arritjen e fitores.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026