“Ndihem shumë mirë”, Trump njofton daljen nga spitali pasditen e sotme
Presidenti i Shteteve të Bashkuara tha se “ndihet shumë mirë” dhe se do të lerë spitalin ku po trajtohej për COVID-19 sot në mesditë.
“Do të lej Qendrën Mjekësorë Walter Reed sot në orën 6:30”, njoftoi presidenti amerikan në Twitter.
“Ndihem shumë mirë”, ka shtuar ai, “Ndihem më mirë seç jam ndjerë 20 vite më parë!”
I will be leaving the great Walter Reed Medical Center today at 6:30 P.M. Feeling really good! Don’t be afraid of Covid. Don’t let it dominate your life. We have developed, under the Trump Administration, some really great drugs & knowledge. I feel better than I did 20 years ago!
— Donald J. Trump (@realDonaldTrump) October 5, 2020
Trump u dërgua në një spital ushtarak të premten në mbrëmje, disa orë pasi Shtëpia e Bardhë njoftoi se bashkëshortja e tij, Melania Trump, kishte rezultuar pozitive për COVID-19.
Gjatë qëndrimit në spital, Trump është mjekuar me ilaçin eksperimental Remdesivir dhe Deksametazon – një lloj steroidi që është përdorur për të kuruar rastet e rënda me COVID-19.
Ekipi mjekësor gjithashtu informoi se niveli i oksigjenit në gjak i presidentit kishte rënë dy herë në mënyrë të papritur.
Përpara lirimit nga spitali, Trump iu tha amerikanëve: Mos kini frikë nga Covid. Mos e lejoni të mbizotërojë jetën tuaj”.
“Kemi krijuar, nën administratën Trump, disa ilaçe dhe njohuri shumë të mira”, shtoi Trump.
Shtetet e Bashkuara kanë paguar çmimin më të shtrenjtë nga pandemia, me mbi 7.4 milionë raste dhe 209.938 viktima, sipas përllogaritjeve të Universitetit John Hopkins.
Lexoni gjithashtu:
Kritikohet ‘shëtitja’ e Trump, ekspertët: Presidenti vuri në rrezik jetën e personave të tjerë
Trump surprizon mbështetësit, presidenti largohet për pak minuta nga spitali
Trump video-mesazh nga spitali: Ditët në vijim testi i vërtetë, do të kthehem së shpejti
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta